Regjistrohu kėtu!
:: Fillimi  ::  Lajmet  ::  Akounti Juaj  ::  Muzika  ::  Downloads ::
Koha

 
Pritja
Mirėsevini Anonymous


EmriPėrdorues

Fjalėkalimi

Kodi i Sigurisė: Kodi i Sigurisė
Shkruaj kodin e Sigurisė

 

Anėtarėsia

 · I ri(e) Sot

0

 · I ri(e) Dje

0

 · Gjithsej

102


Anėtarėt e Rinj
kalaja - danny - melaqja - zemra - zhaklina - Ari - fatmir100 -

Persona Online

Vizitor(ė) ( 13 )

Anėtar(ė) ( 0 )
Gjithsej Online ( 13 )

Rekordi i Vizitave

 · Gjithsej

13

 · Anėtar(ė)

0

 · Vizitor(ė)

13


Vizitat
 · Sot

226

 · Dje

2502

 · Gjithsej

512853


Downloads
 ·Dosjet

249

 ·Kategorite

22

 ·Shkarkimet

876

 ·Te Dhenat

5.21 Kb


   Ulqiniweb Info
 ·Stafi Aktiv

3

 ·Tema

8

 ·Tregime

1769


Koha Serverit
 · Koha

02:30:08

 · Data

05/09/10

 
Menu
· Treguesi
· Advertising
· Akounti Juaj
· Arkivi i Artikujve
· Chat
· Content
· Downloads
· Kërko
· Mesazhet Private
· Muzika
· Paraqit Lajmin
· Reagimi
· Rekomando
· Sondazh
· Statistika
· Tema të Ndryshme
· Toplista e Lajmeve
· Videos
· Web Linqe
· YouTube Downloader
 
Artikujt e Rastit

POLITIKË
[ POLITIKË ]

·Presidenti shqiptar i Jugosllavise
·Zgjedhjet ne Ulqin me 17 tetor
·Sheshel do te lirohet ne shtator
·(Serbi) parlamenti Ok rezolutes mbi statusin e Kosoves
·A mund ta shkaktoje Izraeli nje Lufte te Trete Boterore?
·Bakteret te cilat ndihmojne ne mesim
·(Mali i Zi) Tuzi dhe Ulqini serish ne duart e shqiptareve
·(Mal i Zi) Fiton Gjukanovic ne koalicion me shqiptaret
·Rusia e interesuar per bashkepunimin raketor
 
Neni Vjetër
Thursday, 18 March
· Heqja e vizave, Suedia do te riatdhesoje serbet
Wednesday, 17 March
· Fule, sot viziton Beogradin
Tuesday, 16 March
· Kina shpreh shqetesim per programin berthamor iranian
· Perleshje mes palestinezeve dhe izraeliteve
Wednesday, 10 March
· SHBA-Rusi, Bised rreth radhimit te armeve
· Serbia dhe Kosova te bashkepunojne si dikur dy Gjermanite
· A do ta vrasin Barak Obamen?
Friday, 26 February
· Sejdiu i gatshem te takohet me Tadicin
Thursday, 25 February
· SHBA-ja kunder cdo levizje per ndarjen e Bosnjes
Wednesday, 24 February
· Sekretet e CIA-s mbi Luften e Ftohte
· Obama perpiqet te bashkepunoje me republikanet
· Clinton, thirrje per bashkepunim me te ngushte NATO-Rusi
· Djukanovic: E njohem Kosoven si miq te Serbise
Monday, 15 February
· Kryeministri izraelit ne Rusi per ceshtjen berthamore te Iranit
· Klinton ja ndal politiken e rrezikshme Iranit
· Biden kritikon Cheney per ceshtjet e sigurise
Wednesday, 10 February
· Michelle dhe Barack, cifti me magjepes i politikes
· Vendimi per marredheniet me Kosoven nuk eshte i ri
Friday, 05 February
· Pakistani pranon ftesen e Indise per dialog
· Obama, thirrje politikaneve te lene menjane grindjet
Wednesday, 03 February
· Dalai Lama kundershton vendosmerisht takimin me Obamen
Monday, 01 February
· Forca themeloi keshillin Komunal ne Plave dhe Guci
Friday, 29 January
· Tadic: Interes te nenshkruajme marreveshje me Shqiperine
· Serbia pa Kosoven do te hyje ne BE
· Blair pritet te mbroje vendimin per Irakun
Thursday, 28 January
· Se shpejti shkembimi i ambasadoreve me Malin e Zi
Tuesday, 26 January
· Djukanovic: Vendimi per Kosoven ishte respektim i realitetit politik
Sunday, 24 January
· Bin Laden merr persiper sulmin e Detroitit
Friday, 22 January
· Keshilli Nacional i Shqiptareve ne Malin e Zi
Thursday, 21 January
· (Serbi) Tadic akuzoi Mesic per nxitje lufte
· Obama sinjalizon gatishmeri per kompromis per reformat
Wednesday, 20 January
· (Nigeri) Se paku 192 te vrare ne perleshjet fetare
· Partia e Obames humb nje vend ne Senat
· Zevendesja e diplomacise malazeze viziton Kosoven
Friday, 15 January
· Pack: Beogradi me pergjegjes per gjendjen ne Kosove
· Ferhat Dinosha: Vleresim i pritur
· Bush dhe Clinton ndihmojne Obaman
Thursday, 14 January
· Bardhi: Malaziasit ne Kosove nuk mund te krahasohen me shqiptaret ne Malin e Zi
· Presidenti Obama u jep shtytje te re marredhenieve me Rusine
Wednesday, 13 January
· Heret a vone, Serbia do te pajtohet me faktin se Kosova eshte shtet

Artikuj tė vjetėr
 
Ulqiniweb.com: POLITIKË

Kėrko tek Ky Argument:   
[ Shko tek Treguesi | Zgjidh njė Argument tė Ri ]

Presidenti shqiptar i Jugosllavise
POLITIKË
Sinan Hasani është shqiptari i vetëm që arriti të bëjë karrierë politike deri në nivelet më të larta në ish-Jugosllavinë e dikurshme. 

Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 01 September @ 01:58:05 EDT (25 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 1187 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 0)

Zgjedhjet ne Ulqin me 17 tetor
POLITIKË
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka vendosur që zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit do të mbahen me 17 tetor.

Në zgjedhjet e mbajtura me 21 maj, asnjë parti ose koalicion nuk e fitoi shumicën e nevojshme, por nuk u arrit as marrëveshja për bashkëpunimin pas zgjedhor për formimin e pushtetit.

Në këto zgjedhje koalicioni i PDS dhe UDSH ka fituar 14 mandate, FORCA 11, kurse Partia social demokratike, Opozita e bashkuar dhe Partia e prosperitetit demokratike nga dy, ndërsa nga një këshilltarë, LD në MZ, Bashkimi demokratik i shqiptarëve dhe Inicativa qytetare “Perspektiva”.

Afatet për veprimtarit zgjedhore filllluan prej dje, kurse afati për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor komunal fillon me 5 shtator dhe përfundon me 22 shtator.

Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 18 August @ 05:26:03 EDT (41 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Sheshel do te lirohet ne shtator
POLITIKË
Radikalët serbë thonë se lideri i tyre, Voisllav Sheshel do të jetë i lirë në shtator nga akuzat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. 

Një zyrtar i Partisë Radikale Serbe, Zoran Krasiç deklaroi sot se gjykata do të vlerësojë se prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë asgjë nga padia kundër Sheshelit, ndaj dhe pritet rrëzimi i të gjitha akuzave. 

Sipas tij, lideri radikal ka qenë viktimë e euro-fanatizmit dhe se çdo gjë që Sheshel ka vuajtur këto 7 vite në Hagë, e ka vuajtur edhe Serbia përmes metodave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Krasiç madje akuzoi klasën politike serbe, se nuk po bën asgjë për ti rikthyer Serbisë dinjitetin e saj. Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve B92, Krasiç tha se radikalët janë kundër politikave jo miqësore të BE-së, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Serbisë, rezultat i të cilave është edhe procesi ndaj Sheshelit. 
Dėrguar nga korg ditėn Monday, 09 August @ 06:44:44 EDT (58 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

(Serbi) parlamenti Ok rezolutes mbi statusin e Kosoves
POLITIKË
Parlamenti i Serbisë mbështeti nismën e qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Pas një debati që zgjati rreth 12 orë vendimi për bisedime u miratua me 126 vota për, 26 kundër dhe dy abstenime. 

Debati rreth Kosovës u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, pas vendimit të GJND-së, sipas së cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 

Parlamenti i Serbisë filloi të debatojë dje mbi një rezolutë e cila kërkon bisedime të reja mbi statusin e Kosovës. 

Zeria Amerikes vleresoi dje se kërkesa për një rezolutë të tillë mund të rrezikojë objektivin e Beogradit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe blloku prej 27 vendesh ka deklaruar se marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kosovës janë një kusht kryesor për anëtarësimin. 

Rezoluta parlamentare e miratuar mbreme vone, e pesta për Kosovën që nga viti 2005, e hedh poshtë opinionin e dhënë javën e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ajo i kërkon qeverisë të lobojë për negociata rreth një statusi të ri duke propozuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Me një politikë të tillë, Beogradi ka dalë kundër shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë njohur Kosovën. 

Gjate diskutimeve ne seance parlamentare, Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç e shpjegoi kështu situatën: 
"Vendi ynë dhe institucionet e tij të zgjedhura në mënyrë demokratike në këtë moment ndodhen përballë një dileme; pra nëse duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rreptësisht sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit të tyre, duke përdor të gjitha mjetet ligjore, politike dhe diplomatike në këtë betejë." 

Zoti Jeremiç tha se aktiviteti diplomatik i Serbisë deri në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të përqendrohet në pengimin sa të jetë e mundur të njohjeve të mëtejshme të Kosovës. 

Beogradi ka bllokuar anëtarësimin e Prishtinës në organizatat rajonale dhe nuk lejon mallrat apo njerëzit me dokumente të Kosovës të hyjnë në territorin e Serbisë, që është rruga më e shkurtër për në tregjet e Bashkimit Evropian. 

Në debatin parlamentar, partitë e opozitës kritikuan ashpër qeverinë se humbi dy vjet me këtë lloj diplomacie e cila nuk arriti të sigurojë një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare në favor të Serbisë. 

Tomisllav Nikoliç, i cili kryeson grupin më të madh opozitar, Partinë Progresive Serbe, la të kuptohet se pas vendimit të gjykatës, qeveria duhet të ndryshohet. 

"Ne kërkuam që deklarata e njëanshme e pavarësisë të shpallej një akt në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se kjo nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ne morëm atë që merituam. 

Dhe tani, na duhet të vuajmë nga kjo. Çdo gjë do të ndryshohet në Serbi përveç qeverisë, përveç njerëzve që janë përgjegjës. Ne të gjithë ndihemi të turpëruar, të poshtëruar, të mundur, vetëm qeveria vazhdon aty ku është," tha zoti Nikoliç. 

Pas ore debatesh, Parlamenti i Serbisë mbështeti nismën e qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës.
Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 27 July @ 05:19:02 EDT (79 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

A mund ta shkaktoje Izraeli nje Lufte te Trete Boterore?
POLITIKË
Kohë më parë kur Beniamin “Bibi” Netanjahu u zgjodh për herë të parë kryeministër, në vitin 1996, një politolog jordanez u shpreh me nota jo pak ironike se mënyra e vetme për ta përshkruar atë ishte ajo e një personazhi të pacipë që i përkiste filmave të vjetër “Western”: “Ai është një mashtrues, i pabesë, një bir k...e rrenacak”!Duke shmangur kuptueshëm ngjyresa të tilla stilistike, sigurisht që administrata Obama duhet të ketë rënë edhe ajo në një mendje me të tilla konstatime. 

Një figurë e nderuar si Aluf Benn, korrespondent diplomatik i gazetës“Haaretz”, shkruante se kur zv. presidenti amerikan Joe Biden kreu vizitën e tij të fundit në Izrael,...“ ai kishte vënë këmbë në Izrael jo vetëm për të shprehur miqësinë e palëkundur, por edhe për të dhënë garanci për mbështetje e mbrojtje ndaj Iranit-gogolit të izraelitëve- në këmbim të disa lëshimeve prej Netanjahut. 

Por, në vend që t’i vinte vetulla Netanjahut, Biden nxorri sytë e tij.Lajmi se qeveria izraelite kishte miratuar zbatimin e planit për të ndërtuar 1600 ndërtesa të reja përgjatë Jeruzalemit lindor arab, ishte një shuplakë në fytyrë ndaj përpjekjeve të Biden-it për të çuar përpara procesin e paqes. 

Palestinezët, që nga ana e tyre duan Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre, akuzuan Izraelin se po përdor politikat e “faktit të kryer” (apo të “faktit në terren”) të cilat do të koklavisnin së tepërmi bisedimet e radhës. 

Në të vërtetë, ky është qëllimi i njëmendtë i shumë izraelitëve që përkrahin planin e ndërtimeve të reja.Sidoqoftë, mënyra se si Benn Aluf e shtjellon problemin në fjalë, e bën situatën edhe më të vështirë se ç’duket: ngërthimi i politikave tulla-ngritëse me ato të shantazhit me të cilat qeveria e izraelite mbështjell kërcënimet e kryerjes a moskryerjes së sulmeve ndaj Iranit, varet në masën që ajo ndjen trysni ndaj çështjes palestineze.

Hartuesit e planeve amerikane kishin një hije të zbehtë dyshimi se një sulm ajror izraelit ndaj qendrave atomike iraniane do të shtynte Iranin të hakmerrej ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve te tjera të prodhimit në masë të naftës - që janë njëkohësisht aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet e amerikanëve për të vendosur stabilitetin në Afganistan e Irak - të dyja këto vende kufitare me Iranin - do të hidheshin në erë. 

Në këtë mënyrë, administratës amerikane nuk do t’i mbetej më asnjë arsye bindëse- pas përpjekjeve të pareshtura për vite me radhë që të ofronte siguri e mbështetje të pamatë për Izraelin - për të argumentuar në sytë e botës muslimane se ajo nuk kishte gisht në këtë mesele. 

Një nga parimet bazë të realpolitikës – ndërkohë që Obama dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton janë partizanë të saj – është se “asnjëherë nuk duhet lejuar një aleat i dobët të marrë vendime në emrin tënd”. 

Në veprën e tij klasike “Politika ndërmjet kombeve”, politologu Hans J. Morgenthau shkruan se fuqitë e mëdha “humbasin lirinë për të vepruar kur njësojnë interesat e tyre kombëtare me ato të aleatëve të vegjël”.

Megjithë zhurmën e madhe që ngre në kupë të qiellit, në fund të fundit Izraeli nuk është çka tjetër veçse një vend i vogëlth e me popullatë më të vogël se ajo e New York-ut. “Duke hedhur festen mbi sy për shkak të mbështetjes që gëzon nga miku i fuqishëm, aleatit të dobët mund t’i mbushet rradakja se ka të drejtë të synojë e të përdorë mjetet politike që i shkojnë për shtat”, bën me dije Morgenthau. 

“Kombet e fuqishme detyrohen kësisoj të mos i shkojnë pas interesave të tyre, e për më tepër, bëhet e pamundur të biesh në ujdi për çështje që nuk janë jetike për kombin tënd, por janë të tilla vetëm për aleatin”. 

Netanjahu kërkon ethshëm të bëhet e ditur se përparësitë e tij janë edhe përparësi amerikane në mjaft çështje. Kështu, ai dhe mbështetësit e tij arsyetojnë se nëse do të jenë të shtrënguar të bëjnë lëshime që do të shpinin drejt një shteti fqinj vërtetë të pavarur (Palestina), Izraeli mund të ndihej aq i pasigurt, sa do t’i duhej të sulmonte Iranin – pa marrë parasysh edhe përfshirjen në këtë pështjellim edhe të amerikanëve, me burra e me gra.

“Në të dyja krahët flitet për jetë a vdekje”, shkruante pak ditë më parë Aluf Benn në “Haaretz”. “Mbështetësi kryesor i Netanjahut, Obama, po e “dënon me vdekje” Izraelin përmes programit bërthamor iranian dhe “kufijve të Aushvicit”, prej nga predhat e lëshuara nga palestinezët mund të mbërrijnë në Tel Aviv apo në aeroportin “Ben Gurion”. 

Nga ana e tyre, amerikanët kanë paralajmëruar se dëshira e izraelitëve për ndërtime të reja vë në rrezik serioz të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Afganistan e Irak”.Në këto çaste, paralajmërimi amerikan është pak më i spikatur se kaq, ashtu siç edhe nuk vjen prej zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, por nga vetë ushtarakët e lartë. 

Siç raportohet nga Mark Perry në “Foreign Policy”, në janarin e këtij viti, është dhënë një informacion i përgatitur nga këshilltarët e lartë ushtarakë amerikanë dhe Komanda Qendrore Amerikane nën komandën e gjeneralit David Petraus, ku bëhet me dije se “mes udhëheqësve të lartë qeveritarë arabë po rritet në mënyrë drastike bindja se amerikanët nuk i bëjnë dot zap izraelitët”,... që udhëheqësit e lartë të shumë vendeve arabe të “Zonës së Përgjegjësisë së Komandës Qendrore Amerikane” (CentCom's Area of Responsibility), “po humbasin dita-ditës shpresën se amerikanët do të mbajnë premtimet e dhëna” ...dhe që ”qëndrimi prej kokëmushke i izraelitëve në çështjen izraelito-palestineze” do të vërë në rrezik interesat amerikane në rajon. 

Kjo mënyrë sjellje e Netanjahut nuk është se ka befasuar ndokënd. Ai e ka shprehur mjaft qartë ashtin e mendimit të tij qysh në vitin 1993, në librin: “Një vend mes kombesh: Izraeli dhe Bota”, ku mes të tjerash thotë se do të ishte shprehje naiviteti të besoje se “arabët e urrejnë luftën po aq sa edhe ata vetë”. 

Ai i ironizon ata izraelitë që besonin te paqja “si një kështjellë e hareshme mbi re, si një tokë e ëndërruar (“e premtuar”) ku izraelitët do të zgjidhnin armëpushimin, duke hequr dorë nga përpjekjet e forta dhe sakrificat sublime”. 

Në këndvështrimin e Bibit lufta vazhdon pareshtur. “Troç, beteja pa fund jo domosdoshmërisht nënkupton luftën e përjetshme, por mbart kuptimin që të vijojë beteja kombëtare e të shihet mundësia e gjetjes së armëpushimit kur dalin në pah kontradiktat me faktorin ndërkombëtar... Askush nuk mund t’i japë fund betejës për të mbijetuar, edhe nëse i ka mbetur një grimë shpirt në trup”. 

Kështu, nisur nga këndvështrimi i Netanjahut, Izraeli duhet të jetë gjithnjë e më agresiv në të gjitha përballjet, duke i bërë sytë katër nga toka, deti e ajri - e mbi të gjitha - të mos lëshojë aspak pe. Nëse do të perifrazoj Erich Segal-in, të jesh ‘Bibi’ do të thotë: “kurrë mos kërko falje”. 

Ta themi shkurt e shkoqur, është mjaft e vështirë të jesh mik me Netanjahun, gjë të cilën me mirë se kushdo e dinë jordanezët, që u përpoqën të krijojnë paqe të qëndrueshme me Izraelin në përmbyllje të periudhës kryeministrore të Netanjahut, në vitin 1990.” “Sot, gjithçka është një déjà vu”- thotë Randa Habib, autore i librit që pritet së shpejti të dalë në publik: ”Hyseini dhe Abdullahu: Brenda Familjes Mbretërore Jordaneze”.Jordania pati nënshkruar një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, dhe vetëm një vit më pas, arkitekti i saj ish-kryeministri Jitzhak Rabin, e gjeti veten të plandosur përtokë nga plumbat e një terroristi izraelit, në vitin 1995. 

Kur Netanjahu u shpall fitues i zgjedhjeve të mëpasme, mbreti Hussein pati shpresa se mund të bashkëpunonte me Bibin. Mbreti jordanez u përpoq të krijonte urat e besimit të ndërsjelltë, duke e ftuar për vizitë në Aman kryeministrin izraelit, në gusht të vitit 1996. 

Kjo, vetëm e vetëm që pak ditë më pas Izraeli të niste gërmimin për një kanal të nëndheshëm nën vendet e shenjta të muslimanëve në Jeruzalem. Në shkurt të vitit 1997, Mbreti Hussein e ftoi Netanjahun përsëri në Aman, me shpresë që të përmirësonte klimën, por të nesërmen e kësaj dite izraelitët shpallën miratimin e një plani të ndërtimit të një lagjeje të tërë, Har Homa-s, në Jeruzalemin Lindor. 

Në të dyja rastet, nuk ishte planifikuar vetëm vënia në siklet e mbretit jordanez, por bashkëfajësia dhe dobësimi i pozicionit të tij.Më pas, në një letër të dërguar kryeministrit izraelit, mbreti jordanez u shpreh fare hapur: “Ju po minoni procesin e paqes. 

Nuk kam më besim tek ju”. Ndërsa Netanjahu ia kthente se “kishte mbetur i habitur nga ky sulm personal”.Disa muaj më pas, agjentët izraelitë u përpoqën të vrisnin udhëheqësin e Hamasit Khaled Meshal që ndodhej në Aman, nëpërmjet spërkatjes në vesh të një helmi ekzotik. 

Ndryshe nga rasti tjetër - ‘vrasësit’ e një zyrtari tjetër të Hamasit në janar të këtij viti në Dubai – këta të rastit të Jordanisë u kapën. Mbreti jordanez i kërkoi Netanjahut kundërhelmin dhe lirimin e një tjetër udhëheqësi të Hamasit, në këmbim të lirimit të agjentëve të Mosadit të zënë mat në këtë ngjarje. 

Qeveria kanadeze protestoi ndaj përdorimit të pasaportave kanadeze nga agjentët e Mosadit, si një shenjë kjo paralajmëruese ndaj “çështjes së Dubait”. Por sot e kësaj dite, asgjë e re nuk ka ndodhur. “Izraeli ia doli paq edhe kësaj radhe, Ata gjithmonë dalin pa u lagur nga situata të tilla”-thotë Randa Habib. 

Për veten time, unë nuk jam aq i sigurt. Një duzinë vitesh të shkuara publiku amerikan nuk e vinte ujin në zjarr se ç’ndodhte në Lindjen e Mesme. Kongresmenët amerikanë shpallnin bujshëm mbështetjen pa rezerva për Izraelin, ndërsa zgjedhësve të tyre pak gjëra u ngjallnin interes ndaj kësaj çështjeje. 

Tani, me një Amerikë të përfshirë në dy luftëra në botën muslimane, nuk është më e njëjta gjë. Një mijë e më shumë komentet e “kollonës” së Aluf Benn-it të “Newsweek”-ut e nxjerrin qartazi në pah. Por vendimi përfundimtar mund t’i takojë të merret prej gjeneralëve amerikanë. 

A janë ata vallë të gatshëm të përqasen me këndvështrimin e Netanjahut për një luftë pa fund, çka do të sillte luftëra të pafundme për vetë trupat ushtarake amerikane? Përgjigjia, thuajse e sigurt, është JO.
Dėrguar nga korg ditėn Thursday, 03 June @ 06:15:41 EDT (123 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Bakteret te cilat ndihmojne ne mesim
POLITIKË
Ekspozimi ndaj disa baktereve të veçanta të ambientit mund rritë aftësinë për të mësuar, bëjnë të ditur studimet e reja të prezantuara në takimin e shoqatës The American Society for Microbiology në San Diego.

Mycobacterium vaccae është bakteri i cili në mënyrë të natyrshme gjendet në tokë, ndërsa njerëzit në varësi prej rrethanave e thithin ose e futin në organizëm gjatë qëndrimit në natyrë.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si kur Mycobacterium vaccae iu është dhënë minjve, kjo ka stimuluar rritjen e neuroneve në tru, që ka rezultuar me nivele të rritura të serotoninës.

Duke marrë parasysh se serotonina ka rol në proceset e mësimit, shkencëtarët kanë shtuar baktere në ushqimin e minjve dhe kanë vlerësuar aftësinë e tyre për t’u gjendur në një labirint. Rezultatet kanë treguar se si minjtë që kanë konsumuar baktere e kanë gjetur rrugën në labirint dyfish më shpejt dhe pas kësaj kanë treguar më pak shenja të shqetësimit për dallim prej minjve që nuk kanë konsumuar baktere.

Edhe pse efekti i baktereve është afatshkurtër, ky hulumtim hedh dritë në ndikimin e ambientit, respektivisht hapësirës së jashtme në procesin e mësimit dhe pohon efektin pozitiv të mësimit në hapësirë.

Dėrguar nga korg ditėn Friday, 28 May @ 02:49:07 EDT (119 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

(Mali i Zi) Tuzi dhe Ulqini serish ne duart e shqiptareve
POLITIKË
Ne Malin e Zi u zhvilluan dje zgjedhjet per drejtuesit e pushtetit lokal. 

Votimet u kryen ne 21 komuna, mes te cilave 2 me shumice shqiptare. Rezultatet paraprake flasin per nje avantazh te partise Demokracia Sociale te Milo Gjukanovicit ne shumicen e komunave te vendit te vogel me 650 mije banore. 

440 mije votuesit iu drejtuan qendrave te votimit qe ne oren 9 te mengjesit, ndersa kutite u mbyllen ne oren 21:00. Komuna e Ulqinit dhe ajo e Tuzit aktualisht drejtohen nga shqiptaret dhe serish ky drejtim do t’u mbetet atyre pasi perbehen ne shumice absolute nga banore shqiptare. Favorite kryesore ne keto dy komuna eshte kolaicioni i Unionit Demokratik te Shqiptareve me PDS-ne e Gjukanovic. 

Gjate votimeve nuk u regjistruan probleme dhe parregullsi dhe deri tani nuk ka raportime per incidente. Sot pritet te dalin edhe rezultatet e para te detajuara ne lidhje me fituesin e ketyre zgjedhjeve.

Dėrguar nga korg ditėn Monday, 24 May @ 06:29:46 EDT (134 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

(Mal i Zi) Fiton Gjukanovic ne koalicion me shqiptaret
POLITIKË
Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Për Ulqinin Evropian” ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin. Në kete qytet kane garuar 9 lista, ku prej tyre 7 janë shqiptare.

Trupi votues aktual në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit është 17.947 qytetarë me të drejtë vote. Edhe në këtë fushatë paraelektorale, beteja më e madhe e partive dhe e koalicioneve shqiptare dhe atyre qytetare, u zhvillua në Anën e Malit, e banuar kryesisht me popullatë autoktone shqiptare. 

Kuvendi i Ulqinit apo sic njihet tek ne keshilli i komunes, ka 33 vende, edhe në historinë e tij pluraliste njëzetvjeçare, elektorati asnjë herë nuk qenë më i përçarë se sa ne keto zgjedhje. 

Ne komunen e Tuzit zgjedhjet jane fituar nga koalicioni “Për Tuzin Evropian“ qe perbehet nga partia malazeze e Gjukanovic dhe unioni demokratik i drejtuar nge Ferhat Dinosha si dhe partia bosnjake. ne zgjedhje nuk ka psur ndonje incident  si procesi votmit dhe ai i numerimit kane ecur normalisht. 

Ne zgjedhjet  e zhvilluara ne 21 komuna ne Mal te Zi partia e Milo Gjukunovicit me koaliconet e saj me shqiptaret dhe boshnjaket ka fituar bindshem ne te gjitha komuna.

Dėrguar nga korg ditėn Monday, 24 May @ 06:12:03 EDT (140 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Rusia e interesuar per bashkepunimin raketor
POLITIKË
Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo Di Paola, tha se Rusia është e interesuar për aleancë transatlantike lidhur me sistemet e mbrojtjes raketore dhe fushat tjera.

Admirali italian i bëri këto komente pas bisedimeve në Bruksel me shefin e shtabit të përgjithshëm të armatës së Rusisë, gjeneralin Nikollai Makarov.

Di Paola tha se Makarov e ka quajtur mburojën raketore si "fushë të bashkëpunimit e cila mund të trajtohet në vitin 2011 apo më vonë". 

Dėrguar nga korg ditėn Friday, 07 May @ 07:11:30 EDT (118 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Mazhoranca shtyn miratimin e ligjeve jetike per shqiptaret ne Malin e Zi
POLITIKË
Koalicioni qeverisës propozon shtyrjen e harmonizimit të legjislaturës zgjedhore me Kushtetutën e Malit të Zi deri më 1 janar të vitit të ardhshëm, edhe pse me një vendim të mëhershëm, afati i kuadrit ekzistues ligjor skadon më 30 prill. Socialistët këtë veprim e shohin racional dhe të arsyeshëm, që të evitohen “dyshimet juridike për legalitetin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 23 maj të këtij viti”.

Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Miodrag Vukoviq, personi numër një për çështjet kushtetutare në këtë parti dominuese në këtë shtet fton partitë opozitare që ta përkrahin këtë propozim.

Partitë shqiptare këto “lëvizje” të mazhorancës i shohin shumë të dyshimta, duke vlerësuar se deri në fund të këtij viti do të bëhet harmonizimi i legjislacionit zgjedhor me aktin më të lartë juridik shtetëror, Kushtetutën, meqë kjo nuk u arrit të bëhet brenda tre afateve të dështuara.

Kështu, nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, deputet i kësaj partie në Parlamentin e Malit të Zi nuk premton se kjo parti parlamentare shqiptare do ta përkrah këtë propozim të koalicionit qeveritar. Ai thotë se Forca nuk është përgjegjëse për mos-harmonizimin e deritashëm të kësaj infrastrukture ligjore.

Nimanbegu nënvizoi se ekzistojnë disa ligje që nuk janë të harmonizuara me Kushtetutën, shumë jetike sidomos për komunitetin shqiptar në Malin e Zi. Ai këtu përmend Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi, ku deputetët shqiptarë kanë amendamantuar për avancimin e statusit të Komunës së plotë të Tuzit, pastaj edhe Ligjin mbi të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, të cilët kanë mbetur pezull pa u harmonizuar tash katër vite.

Dėrguar nga korg ditėn Thursday, 22 April @ 06:44:01 EDT (136 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Berisha: Anetaresimi ne NATO, ngjarje historike
POLITIKËKORG Shkruan "Në njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Sali Berisha vlerësoi se vendi është futur në një epokë të re, në ndërtimin e të ardhmes së sigurtë në një partneritet dhe aleancë të ngushtë me kombet më të zhvilluara të botës.

Duke vlerësuar edhe njëherë se anëtarësimi në NATO është ngjarja me e rëndësishme pas pavarësisë, Berisha theksoi se që pas hyrjes në aleancë vendi ka hedhur hapa të rëndësishëm. 

Berisha përmendi zgjedhjet e qershorit, që sipas tij ishin më të mirat që Shqipëria ka patur ndonjëherë, sikurse edhe votbesimi nga qeveritë anëtare të Bashkimit Europian.

Mazhoranca qeverisëse, një ndër premtimet elektorale të saj ka patur anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndaj Berisha në fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar në njëvjetorin e anëtarësimit në NATO, theksoi se Shqipëria, në momentin kur ka dorëzuar edhe përgjigjet e pyetësorit angazhohet për reforma me seriozitet dhe vendosmëri.

"
Dėrguar nga korg ditėn Friday, 02 April @ 06:26:55 EDT (141 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Obama: Deshirojme raporte pozitive me Kinen
POLITIKËPresidenti amerikan, Barack Obama, i tha ambasadorit të ri kinez në Washington, se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë “të zhvillojnë më tutje” marrëdhënie pozitive me Kinën.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama, po ashtu, “ka shprehur nevojën për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën të punojnë ndërmjet veti dhe së bashku me bashkësinë ndërkombëtare. 

Në çështjet kritike globale, përfshirë edhe moszgjerimin dhe duke zhvilluar rritje të balancuar dhe të qëndrueshme globale”. 

Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 30 March @ 06:41:29 EDT (120 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Clinton rikonfirmon mbeshtetjen per Kosoven
POLITIKËKORG Shkruan "Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka marrë një letër nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cila ka rikonfirmuar mbështetjen dhe përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Në letër, midis tjerash thuhet: “Ishte kënaqësi t’ju takoja gjatë Lutjeve të Mëngjesit dhe vizitës suaj në Ëashington. Pata kënaqësinë të diskutoja me ju rreth interesave tona të përbashkëta dhe mirëprita rastin për të dëgjuar pikëpamjet tuaja rreth çështjeve me të cilat ballafaqohen Kosova dhe SHBA-të”.

Më tej, në letrën e sekretares amerikane të shtetit rikonfirmohet mbështetja dhe përkrahja e mëtejme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. 

“Pres të punojmë së bashku për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona”.

"
Dėrguar nga korg ditėn Monday, 29 March @ 07:13:55 EDT (101 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Kina diskuton sanksionet shtese ndaj Iranit
POLITIKËKORG Shkruan "Kina i është bashkuar pesë fuqive të tjera botërore në diskutimet rreth sanksioneve të reja për Iranin.

Pjesëmarrja e Kinës është e rëndësishme, kur dihet se prej disa muajsh Pekini nuk pranonte të përfshihej në debatin për sanksione shtesë ndaj Teheranit.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca e Gjermania pranojnë idenë e vendosjes së një rrethi të katërt sanksionesh ndaj regjimit iranian. Irani këmbëngul se programet bërthamore kanë vetëm qëllime civile. 

"
Dėrguar nga korg ditėn Thursday, 25 March @ 06:48:04 EDT (81 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Beogradi te bashkepunoje me BE-ne per ceshtjen e Kosoves
POLITIKËKORG Shkruan "Bashkimi Evropian duhet të sigurojë prezencën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencën e Sarajevës në qershor, ndërsa ky takim duhet të miratojë edhe rezultate konkrete, ka deklaruar në një intervistë për "Deutsche Wellen", ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt.

I pyetur nëse situatën me Kosovën e sheh si pengesë të mundshme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Bildt tha se nga Beogradi nevojitet një bashkëpunim praktik me BE-në për çështje të caktuara.

"Kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, përgjigjja është se për momentin, të gjithë nuk pajtohemi rreth kësaj. Mirëpo, ne duhet të punojmë së bashku, me gjithë mospajtimet tona", është shprehur Bildt, i cili në qarqet e Beogradit konsiderohet se "lobist serb".

"
Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 23 March @ 06:43:18 EDT (85 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Ne samitin e ardhshem - Kosova dhe Serbia
POLITIKËKORG Shkruan "Në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova ashtu edhe Serbia, tha Miguel Angel Moratinos, ministër i Jashtëm i Spanjës, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

“Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, tha mbrëmë ministri Moratinos, në Bruksel. Këto komente u bënë, pak ditë pasi Serbia e bojkotoi samitin rajonal në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Moratinos nuk ka dhënë detaje se si ai planifikon t’i kapërcejë vështirësitë organizative, që dalin nga mospajtimet ndërmjet Kosovës e Serbisë. Me gjasë, ai nuk do ta ketë lehtë në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, pasi Spanja është njëra nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur Kosovën.

Presidenca spanjolle e BE-së planifikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me liderët ballkanik në Sarajevë, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

"
Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 23 March @ 06:40:37 EDT (82 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Demonstrata ne SHBA per reformat e ligjit te imigracionit
POLITIKËKORG Shkruan "
Dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara për një reformë të ligjit për imigrimin.

Para së gjithash duhet t'u bëhet e mundur rreth 11 milionë imigrantëve ilegalë një qëndrim i ligjshëm në SHBA.

Në një mesazh me video drejtuar demonstruesve, presidenti Barack Obama njoftoi për ndryshime themelore të ligjeve të imigracionit. Por një reformë brenda natës është e pamundur, tha ai.

"
Dėrguar nga korg ditėn Monday, 22 March @ 12:31:53 EDT (70 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Presidenti Obama i drejtohet popullit iranian
POLITIKËKORG Shkruan "Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i është drejtuar popullit iranian me rastin e vitit të ri persian, festës së Nevruzit. Në një mesazh video ai tha se oferta e bërë një vit më parë për bisedime diplomatike është ende e vlefshme. 

Por udhëheqja iraniane në Teheran deri tani ka preferuar izolimin në zënkën ndërkombëtare rreth programit të saj bërthamor.

Presidenti i SHBA-ve theksoi se vendi i tij nuk ndërhyn në punët e brendshme të Iranit, por është i angazhuar për mbrojtjen e të drejtave universale të njerëzimit.

"SHBA-të nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit. Angazhimi ynë, përgjegjësia jonë është të mbrojmë ato të drejta që duhet të jenë universale për të gjithë njerëzit. Këtu përfshihen e drejta e lirisë së fjalës, e lirisë së tubimit, e drejta e barazisë para ligjit dhe e drejta e shprehjes së mendimit pa frikën e masave penalizuese ndaj jush dhe familjeve tuaja”.

“SHBA-të besojnë në dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe një rend ndërkombëtar që synon drejtësinë. Beson në një të ardhme ku iranianët të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të marrin pjesë plotësisht në ekonominë globale dhe të pasurojnë botën përmes këmbimit kulturor përtej kufijve të Iranit", ka thënë Obama.

Në festën e vitit të ri 2009 Obama i pati bërë thirrje direkte popullit iranian për ç’tensionim dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

"
Dėrguar nga korg ditėn Saturday, 20 March @ 20:50:21 EDT (80 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Tadic: Pas vendimit te GJND, gati per dialog
POLITIKËKORG Shkruan "Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së Beogradi dhe Prishtina do të ulen sërish në bisedime për të gjetur një zgjidhje të negociuar mbi statusin e Kosoves.

“Jemi të gatshëm që pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë të arrijmë një kompromis përmes dialogut”, ka pohuar Tadic. 

Kreu i shtetit serb ka nënvizuar më tej se nuk mund të pranohet kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi dhe të lihen mënjanë pretendimet e banorëve serbë për të jetuar nën catinë e Beogradit. 

“Ka realitete të ndryshme ne Kosovë. Nga njëra anë kemi shqiptarët që nuk duan të jetojnë nën një cati me Serbinë dhe nga ana tjetër kemi serbët që nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, ka shtuar Tadic.

"
Dėrguar nga korg ditėn Friday, 19 March @ 06:13:51 EDT (68 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Sekretarja Clinton ne Rusi
POLITIKËKORG Shkruan "Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet në Moskë për një takim të rëndësishëm ndërkombëtar për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. 

Ajo takohet gjithashtu me udhëheqësit rus në përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje të re të fuqive të mëdha për pakësimin e armëve bërthamore.

Clinton do të takohet me kolegë të kuartetit ndërkombëtar për Lindjen e Mesme me përpjekjet e paqes papritmas të komplikuara nga një mosmarrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me ndërtimin e banesave në Jerusalemin Lindor dhe një tensionim të ri mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sekretarja Clinton tha se administrata Obama ishte e tronditur dhe e zhgënjyer nga një njoftim i Izraelit javën e kaluar që koinçidoi me vizitën në Izrael të nënpresidentit Joe Biden, për ndërtimin e 1 mijë e 600 banesave të reja në Jerusalemin Lindor të populluar kryesisht nga arabë.

Ajo qortoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në një bisedë të ashpër telefonike të premten e kaluar që solli raportet për një krizë në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Zyrtarët këtu thonë se një telefonatë e pritur nga Netanyahu për zonjën Clinton nuk ka ndodhur ende. Por udhëheqësi izraelit lavdëroi angazhimin e presidentit Obama për sigurinë e Izraelit dhe një zyrtar i lartë amerikan shprehu shpresë se çështja do të sheshohet gjatë ditëve të ardhshme. 

"
Dėrguar nga korg ditėn Thursday, 18 March @ 05:44:20 EDT (74 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0)

Bukuroshja e Dites
 
Klipi i Javës
 
New Downloads
1: Shota Instrumentale - 2010

2: U knaqem, u knaqem

3: Tallava 2010

4: Sabrie, Sabrie

5: Oj Lulije

6: Ndahet zemra

7: Meli, Meli

8: Koha kalon

9: Beqare

10: Sonte kemi dasem

11: Qosh me qosh

12: Po na rreh defi

13: Oj lulja e blinit

14: Kur e pashe oj nane

15: Kjo moda e re

16: Hajde me shuplak - 1

17: Hajde me shuplak

18: Erdh Lulia

19: Conu qika

20: Bajna dasem

21: Moj Bjondine - Live

 
Lojëra

 Ball Breaker
 Kickups
 Mosquito
 Tic Tac Toe
 Extreme Racing
 Ultimate Collision
 Mario Bross
 Stick Trinity
 Gibbets-2
 Superbike
 Rally Racing 3D
 Stunt Pilot
 Achilles
 Dogfight
 Penguin Massacre
 Dogfight 2
 Sonic
 
Këngët e Dites
Untitled Document

 

Motrat Hoxha - Live


 

Mahmut Ferati - A ke zemer


 

Gazmend Rama - Xhentelment


 

Seadi, Ismeti, Bardhi - Live


 

Valdet Luka & Blerimi


 

Sinan Hoxha - Live


 
Sondazh
Çfarë ju intereson më së shumti te lexoni?

Shėndetsi
Shkencė
Dashuri
Teknologji
Politikė
Kulturė



Rezultate
Sondazhe

Vota: 45
Komente: 0
 


2004-2010 Ulqiniweb.com™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet |