|
| Saturday, 14 August | | · | Sqarohet periudha e heshtur e Diellit |
| · | Shume martesa te shkurtojne jeten! |
| Friday, 13 August | | · | Zbulohen mbetjet e vjetra te Tokes |
| Tuesday, 10 August | | · | Njeriu duhet te kolonizoje hapesiren |
| · | Astronomi kinez thote se jashtetokesoret do te paraqiten me 2011 |
| · | Bredhi qe rritet ne mushkurine njerzore! |
| · | UFO fotografohet ne Rusi |
| Monday, 09 August | | · | Enigma e njerezimit dhe e UFO-ve |
| Friday, 06 August | | · | Nje lum nentoksor i gjalle |
| Thursday, 29 July | | · | Ngrohja globale, 2000-2009 vitet me te nxehta |
| Monday, 26 July | | · | A ka jete alienesh ne thellesi te oqeanit? |
| Friday, 23 July | | · | Numri i juaj jetesor... |
| Thursday, 22 July | | · | Zbulohet ylli me i madh i universit |
| Wednesday, 21 July | | · | Femrat po e nisen cigaren, nuk e lene me kurre |
| Tuesday, 20 July | | · | Toka nuk eshte planeti i vetem ku zhvillohet jeta |
| Friday, 16 July | | · | Zbulohet aktiviteti vullkanik i Merkurit |
| · | Shtate arsye per te fshehur ekzistencen e Ufo-ve |
| Thursday, 15 July | | · | Toka goditet nga zhdukja ne mase cdo 27 milion vjet |
| · | A ka arritur pula para vezes? |
| Wednesday, 14 July | | · | Poli i Veriut, ekosistemi i oqeanit, ne rrezik |
| Friday, 09 July | | · | Fuqia e nje buzeqeshjeje! |
| Wednesday, 07 July | | · | Nendetese fluturuese |
| Thursday, 01 July | | · | Rrathet ne grure |
| Wednesday, 30 June | | · | Jeta ne jeten e kaluar. Kush ishim para se te lindnim? |
| · | Alienet jane ne mesin tone! |
| Tuesday, 29 June | | · | Ufot do paraqiten me 4 korrik 2010! |
| Saturday, 26 June | | · | Mikrocip per te gjithe njerzit nga 2013 |
| · | Ne ndjekje te Yllit te vdekjes |
| · | Forma e trurit na tregon se kush jemi |
| Wednesday, 23 June | | · | Toka ne 3-D pas tre vjetesh |
| Saturday, 19 June | | · | Simbolika e ngjyrave |
| · | Njeriu po shkaterron Token |
| Thursday, 17 June | | · | Femrat sundohen nga hormonet |
| · | Majmuneve u pelqen te shohin TV |
| Tuesday, 15 June | | · | Punesimi i nenes dhe kujdesja ndaj femijes |
| · | Shkrirja e Arktikut, dimri me i ashper |
| Monday, 14 June | | · | Foshnjat notojne me mire se te rriturit! |
| · | Oqean ne Mars |
| Friday, 11 June | | · | Meshkujt: Stresi per faj te femrave |
| · | A po afrohet 2012? |
Artikuj tė vjetėr
|
|
| |
|
|
|
|
 |
Teoria e fundit per ekzistencen e jetes ne planetin Mars |
 |
 Molekula e karbonit organik e pasur, e cila shërben si ''bllok'' ne ndërtimin e jetës, mund të jetë e pranishme në Mars, thonë shkencëtarët - nje nocion sfidues per planetin e kuq, qe tani konsiderohet si shterpë.
|
Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 08 September @ 01:57:56 EDT (19 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 3955 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 5) |
|
 |
Oqeanet, niveli me i larte i ujit qe prej vitit 1880 |
 |
 Si pasojë e ngrohjes globale, ujërat e oqeanit treguan nivelet më të larta qysh prej nisjes së matjeve në vitin e largët 1880.
|
Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 08 September @ 01:20:52 EDT (20 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 1578 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 0) |
|
 |
Nje antilope misterioze me mjeker |
 |
 Ekspertëtnuk janë të sigurt se çfarë eshte kjo kafshe ne gazele apo nje antilop.Fotoja eshte shkrepur ne parkun e Kenias.
|
Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 25 August @ 01:55:42 EDT (47 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 642 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 0) |
|
 |
Jashtetokesoret shfrytezojne robote inteligjente |
 |
 Astronomi Seth Shostak, i cili punon në projektin SETI (Shërbimi për hulumtimin e inteligjencës jashtëtokësore) në Kaliforni, ka thënë se gjatë gjurmimit të jashtëtokësorëve duhet shqyrtuar edhe mundësia se është e mundur që qeniet jashtëtokësore veprojnë nëpërmjet robotëve të ndjeshëm.
|
Dėrguar nga korg ditėn Wednesday, 25 August @ 01:24:22 EDT (47 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 2188 bytes mė tepėr | komente? | Vota: 0) |
|
 |
Fati yne krijohet nga vete ne |
 |
  Ky koncept i dualitet sipas këtij Ligji po ashtu paraqitet edhe në ne. Në ne janë dy të kundërtat. T’i quajmë ato si UNI i ulët dhe UNI i lartë. UNI i lartë është ai çka ne jemi në realitet. Disa këtë e quajnë si inteligjencë e paskajshme, nënvetëdije kreative apo dritë hyjnore. Në fakt, kjo është pjesa e jonë irracionale e energjisë më të sofistikuar që quhet DASHURI.
Nga shumë paraqitje të lexuesve tanë të nderuar në formë të letrave që permanent marr në adresën time elektronike, pa dyshim, dominon brenga e tyre për të ardhmen dhe frika e fuqishme në mes kundërshtish së dëshirave dhe realitet, synimeve jetësore dhe mundësive praktike etj. Kjo shkakton shqetësime të ndryshme psikologjike të cilat si të vetëdijshme shprehen në formë të pasigurisë, depresionit, stresit, apo formoma tjera jonormale të gjendjes së çrregulluar shpirtërore.
Shkaktari kryesor dhe i vetëm i të gjitha këtyre brengave dhe shqetësimeve, nuk gjendet jashtë, ashtu sikur mendojmë shumica prej nesh, por çelësi i zgjidhjes së suksesshme të tyre fshihet në brendinë e qenies tonë; në procesin e të menduarit, dhe mënyrës së qasjes së gabuar ndaj saj në praktikë.
Urtësia më e vjetër e mendjes njerëzore është e thjeshtë: “NIHE VETVETEN”, dhe, ne, përmes këtij cikli artikujsh qo do t’i publikojmë në vazhdime, do të tentoj t’ju ndihmoj sado pak lexuesve tanë pikërisht në këtë qëllim.
Tanimë as për shkencën tonë oficiale nuk është enigmë dhe as diçka misterioze fakti se, fatin njeriu vetë e krijon dhe esenca e saj kreative qëndron pikërisht në mënyrën e të menduarit tonë. Në realitet, mendimet tona janë ato që krijojnë të ardhmen tonë por, pak kush prej ne është në gjendje që pikërisht këtë proces të natyrshëm funksional, në mënyrë të vetëdijshme ta kontrolloj dhe ta vej nën shërbimin e nevojave vetjake praktike të realitetit objektiv.
Përmes këtij cikli shkrimesh, qëllimi ynë i kësaj qasjeje teorike është pikërisht ky, që të arrihet një shkathtësi e tillë, por, fillimisht, të gjithë patjetër duhet ta kemi një njohuri elementare për vetë procesin e veprimit të ndërlikuar të të menduar që zvilohet pandërprerë në ne si funksion.
Të ja nisim nga e para! Nga jeta! Nga vetë njohuria e vetëdijesuar“Unë jam!”.
Si funksionon jeta? Nga të gjitha krijesat që jenë prezentë si ekzistenca në natyrë, njeriu konsiderohet si gjallesë më e avancuar dhe më e përsosur i tërë këtij procesi të përgjithshëm evolutiv që ne do ta quajmë si realitet objektiv. Edhe pse jemi materialisht si trup, përveç kësaj, ne ndërrohemi edhe nga shpirti i pavdekshëm hyjnor dhe procesit tjetër që zhvillohet ndërmjet, e të cilin në forma të ndryshme e quajmë: njohje, vetëdijesim, koshiencë, proces i të menduarit, etj. Në fakt, ne si qenie e gjallë në këtë realitet, jemi të ndërtuar si triadë: TRUP-MENDJE- SHPIRT.
Trupi fizik në të cilin gjendemi ka të limituar ekzistencën e vetë. Ai dikur do të vdes, por ne si qenie spiritualë do ta vazhdojmë ekzistencën tonë në përherësi. Shpirti jonë qëndron pas personalitetit që ne tentojmë t’ia pasqyrojmë botës, e, në të vërtetë, ne nuk jemi personalitet. Ne jemi shpirti jonë. Ne jemi etnitet jo-fizik, qenie nga drita e cila vibron me një frekuencë të caktuar.
Në përgjithësi, të gjithë ne jemi një dhe të njëjtë – pjesë të një tërësie të pandashme. Unë, ju dhe kushdo qoftë tjetër jemi të ndërtuar nga substanca e njëjtë gjithëpërfshirëse energjetike që është UNIVERSUMI. Dhe jo vetëm ne, por edhe gjallesat tjera së bashku me jo gjallesa. Të gjithë pra jemi pjesë e atij kreatori që e quajmë ZOT. Kur thash se të gjithë ne buromë nga krijuesi ynë Zoti, nuk mendoj në Zotin si botëkuptim religjioz . ZOTI, p
r të cilin këtu lexoni, përfaqëson çdokënd dhe gjithçka, pa marrë parasysh në bindjet e ndryshme individuale religjioze dhe politike të çdonjërit në veçanti.
Ne lëvizim dhe ekzistojmë në një hapësirë të pakufishme të energjisë e cila është gjithçka dhe çdo gjë, duke mos e vërejtur atë lëvizje dhe prezencë pikërisht për shkak të madhësisë kolosale të saj; mu njësoj sikur nuk vëreni se toka lëviz në hapësirë edhe pse çdo ditë qëndroni në të.
Nëse të gjithë jemi një, atëherë na lind pyetja se si shfaqemi në trupësa të ndryshëm. Trupi i jonë, karrika ku ulemi, toka ku lëvizim pandërprerë janë të ndërtuara nga e njëjta energji që e ndërton Universin tonë. Kjo energji është sasia gjigante e substancës e cila është e organizuar që të prezantohet mu ashtu sikur na prezantohet. Nëse pyetemi se pse ne nuk vërejmë se jemi pjesë e një tërësie të pafund, për këtë ekzistojnë 3 arsye të fuqishme:
1. Tërësia është shumë e madhe që ta vërejmë ne që jemi vetë në të. Meqë jemi vetë në brendësinë e asaj tërësie kolosale, perspektiva e jonë nuk lejon që ta vërejmë atë. Ta zëmë, nëse jemi brenda një shtëpie ne nuk mund ta dinë si duket ajo shtëpi nga jashtë derisa nuk dalim ta shikojmë nga jashtë.
2. Marrëdhëniet në mes të pjesëzave të tërësisë patjetër shkaktojnë pasoja dhe këto pasoja kanë efektin e vonesës së shprehjes së tyre në realitetin tonë objektiv (fizik). Kjo vonesë quhet KOHA Prandaj, edhe pse ne jemi shkaktarët e saj të drejtpërdrejtë, paraqitja e pasojës do të shfaqet tek më vonë Ky efekt i vonesës në mes të veprimit dhe pasojës është më se e qëllimshme si Ligj, sepse, në të kundërtën, do të kishim një HAOS të vërtetë. Merrni me mëndë sikur çdonjërit prej nesh të na realizohet çdo gjë çfarë ne kërkoj në mendje për atë moment?!
Të gjitha këto ligjshmëri që veprojnë në univers janë Zoti dhe fuqia e prezencës së tij të përhershme kudo dhe çdo kund. Zoti për ne është dashuri dhe dritë. Aty ku nuk është Zoti, ne jemi të braktisur në zbrazësinë e errësirës. Drita dhe errësira janë kundërshti, e kundërshtitë ekzistojnë që të na krijojnë kontrastet dhe këto na ndihmojnë në realizimin e eksperiencës e cila quhet JETË.
Pikërisht kjo është baza apo themeli hyjnor i veprimit të atij ligji universal në natyrë i cili quhet Ligji i të kundërtave.
Ky koncept i dualitet sipas këtij Ligji po ashtu paraqitet edhe në ne. Në ne janë dy të kundërtat. T’i quajmë ato si UNI i ulët dhe UNI i lartë. UNI i lartë është ai çka ne jemi në realitet. Disa këtë e quajnë si inteligjencë e paskajshme, nënvetëdije kreative apo dritë hyjnore. Në fakt, kjo është pjesa e jonë irracionale e energjisë më të sofistikuar që quhet DASHURI.
UNI i ulët, na është i njohur si EGO dhe kjo po ashtu është pjesa e jonë e tërësisë, e cila, si e kundërta e UNIT të lartë, mbështetet në FRIKËN. E, frika është paradoks i dashurisë, pra, energjisë pozitive universale hyjnore.
UNI i ultë është pikërisht ajo gjendje e jona shpirtërore kur UNI i lartë nuk tregon prezencë. Kjo lejon energjisë së padëshirueshme negative që, në mes tjerash, të dominojë me vetëdijen apo koshiencën tonë. UNI i ultë dhe UNI i lartë janë segmente të kundërta të një tërësie të përjetimit tonë që quhet VETËDIJE apo KOSHIENCË.
Ky dualitet i vetëdijes sonë, në realitet, është vetëm një iluzion dhe ai ekziston që ta keni mundësin ta vrojtoni vetveten. Ta njihni prezencën, sepse njohja e një realiteti gjithnjë përkon në krahasimin me të kundërtën tjetër të saj antagoniste. Diçka, pra, ekziston ashtu, duke u krahasuar me një tjetër që nuk është ashtu.
Meqë, unë, ju, dhe të gjithë ne të tjerët jemi një, atëherë çdo veprim i ynë patjetër se influencohet edhe tek të tjerët. Është ky një shkëmbim në brendi të tërësisë. Në të bënë pjesë, edhe ajo çfarë mendoni në këtë çast.
Kuptohet, kjo influencë shprehet në proporcion me energjinë e cila qëndron prapa veprimit të saj konkret. Andaj, assesi nuk do të thotë që vetëm një mendim i yni do ta ndryshoj botën, por sigurish se ai si pasoj efektive do të ndikoj në rrethin më të ngushtë.
Ja edhe një shembull praktik për këtë: Patjetër se ju ka ndodhur që në ndonjë situatë të veçantë, keni qëlluar në afërsinë e prezencës së ndonjë personi negativ. Kujtohuni, si jeni ndjerë në atë moment? Në të kundërtën, kur në rrethin e prezencës suaj rastësisht është paraqitur ndonjë person pozitiv, aty ka ndodhur reflektimi i fuqishëm i energjisë pozitive dhe ju jeni ndjerë të këndshëm dhe pa dyshim i disponuar.
Mendimet tona janë energji dhe në përputhshmëri me këtë konstatim, një grup mendimesh të përqendruara në një drejtim e kanë fuqinë më të madhe depërtuese, dhe kjo energji do të jetë e kapshme nga të tjerët varësisht nga kualiteti i përmbajtjes së saj: pozitive apo negative. Edhe emocionet tona janë energji ne...
Për fund, të jemi pra pak sa më konkret! Pa qen e tepruar ta përsërisim edhe një herë, të gjithë jemi energji e cila shtrihet kudo, pa kufi, e deri në Univers. Ku dallohemi në mes veti?
Thjesht, nga frekuenca e energjisë tonë. Ne, pra, jemi individualitet varësisht nga frekuenca e kualitetit të energjisë tonë që e rrezatojmë. Kjo frekuencë është KODI ynë individual në këtë realitet dhe pikërisht pse ky kod permanent ndryshon dhe transformohet si qëllim, quhet JETË.
Thjesht, qëllimi i jetës është eksperienca e cila arrihet përmes ndryshimit dhe transformimit të pandërprerë që zhvillohet në ne si proces i veprimit të Ligjit universal të të kundërtave.
|
Dėrguar nga korg ditėn Saturday, 21 August @ 00:21:27 EDT (42 herė lexuar)
(komente? | Vota: 5) |
|
 |
Si mund te jete nje bote tjeter? |
 |
  Shkenca e astronomise tokesore mendon se jane 100 miliard galaksi ne univers.
Galaksia jone, qe eshte njera nga ato, ka 100 miliard djej si ky qe shohim ne!
Ne tere kete hapsire dhe 'botera' te pafundeme nuk mund te jete vetem bota jone me e privilegjuara qe te kete qenie njerzore!Duhet te jene me miliona ne mos me miliarda planete te banueshme por problemi qendron se ato jane kaq larg nesh sa sot per sot, eshte krejt e pamundur qe te kapim sinjalet e tyre pa le qe te komunikojme!
Qe te vije nje sinjal i tyre tek ne duhen disa miliona vjete drite, aq sa te mbaroje cikli i nje jete tokesore dhe te vije kataklizma. Pra, nese nuk ka erdhur deri me sot, ajo do te vije nje dite.
Imagjinata jone per jetet (per nje bote tjeter) jashte nesh nuk i largohet dot realitet tone toksor, gjithecka qe ne e parafyterojme rreth tyre eshte tokesore dhe ne nuk dalim dot jashte ketij realiteti.
Mendje te fuqishme kane dhene imagjinata te ndryshme te qenieve jashtetoksore qe, per mendimin tim mund te mos qendroje asnjera prej tyre per aresye sepse jeta ne 'tokat' e tyre ka permasa te tjera hapsinore, kohore..., te kushtezuara nga kushte, rrethana, ambjente, materie... te tjera, nga ato qe kemi dhe njohim ne ne token tone.
P.sh., nese ne nje toke te banueshme ka presion atmosferik te ndryshem nga ai qe kemi ne, edhe qeniet e gjalla do te kene pamje te dryshme; nese presioni eshte shume i larte, qeniet e gjalla do te jene te sheshta, bile edhe mali me i larte do te jete disa cm!
Nese temperatura e mjedisit eshte e larte atehere edhe qeniet e gjalla do te kene aftesi mbrojtese qe te durojne fjala vjen 5.000 grade C!
Trupi i tyre dhe vecanrisht lekura do te jete me e forte se nje celik zjarrdurues tokesor! Por nese presioni barometrik eshte me i ulet se ky qe kemi ne toke, atehere qeniet e gjalla do te jene shume te larta dhe nje mal mund ti kaloje, fjala vjen, 30.000 m!
Po jete gjatesia? Kjo varet nga cikli i plote i rrutullimit te nje toke rreth djellit te tij, nese nje toke, fjala vjen, do te rrotullohet rreth djellit per 365.000 dite, atehere jeta e njerezve ne ate toke do te jete afersisht 1.000 here me e gjate se kjo qe kemi ne, nese ne jetojme mesatarisht 77 vjet nje homologu jone ne ate boten tjeter do te jetoje 77.000 vjet!
Te tilla perfyterime dhe imagjinata per jashtetoksoret mund te japim shume. (Ai qe ka studiuare Biblen ka pare atje se njerzit e pare ne toke kane jetuare mbi 1.000 vjet sepse sic duket toka ka ndryshuare permasat e saj dhe ciklin kohor perreth djellit.)
Megjitheate edhe keto perfyterime jane te gabuara pasi imagjinata jone bazohet ne permasat tokesore fjala vjen te materies dhe kohes qe ne kemi.
Qe te imagjinojme realisht na duhet patjeter qe te jemi ne nje pozicion te perafert me ato qenie jashtetokesore qe do te imagjinojme e cila eshte krejt e pamundur sepse na duhet te mos jemi ketu ku jemi.
Qe te kemi nje ide me te qarte per kete qe them, po jap nje shembull tipik qe ne kurre nuk mund ta konceptojme dot. Fjala vjen, ne na mungon ajo permase e cila te beje te mundur qe nese na mbyllin brenda nje sfere celiku pa dyer e dritare, ne do te kishim mundesine te dalim jashte saj!
Gjera te kesaj natyre jane jashte realitetit tone dhe ne nuk mund ta shpejgojme dot se si mund te ndodhe kjo gje. Ashtu si per nje jashtetokesor do te qe krejt e pamundur qe ai te jetoje ne kushtet e konditat e tokes sone dhe as qe mund ta imagjinoje dot jeten tone.
Por a ka mundesi qe diku te jete njelloi si tek ne? Une mendoj se jo, pasi me aq sa ne njohim ne disa nga planetet e sistemes sone dhe pak me jashte saj, verejme se askund nuk ka nje natyrshmeri te ngjashme me njeri tjetrin.
Gjithecka eshte e vecante dhe gjithecka eshte e ndryshme. Kjo na jep mundesine qe te mendojme se meqe nuk ka ngjashmeri nuk ka as kushte dhe kondita te njejta askund dhe asnjehere....
Perfundimi im eshte se, nje bote tjeter eshte ajo qe neve nuk mund ta imagjinojme dot se cila eshte.
|
Dėrguar nga korg ditėn Saturday, 21 August @ 00:12:33 EDT (55 herė lexuar)
(komente? | Vota: 4.5) |
|
 |
Zbulohet nje yll i ri magnetik |
 |
  Shkencetaret kete jave kane zbuluar nje yll te ri magnetik qe eshte 40 here me i rende se Dielli jone.Pamja magjike e tij i ka hutuar shkencetaret,sepse ai po i sfidon ata perpara se te kthehet nje vrime e zeze,ku tashti shkenca po arrin te perceptoi se si lind,zhvillohet,vdes dhe kthehet ne vrime te zeze nje yll. Ylli është një objekt karakteristik kozmik i njohur si një magnetar. Magnetarsit janë tepër të dendura, super-magnetike,te mundshëmem që të krijojnë supernova nga shpërthimet.
Kjo pra ngre pyetjen e vetme te vështirë,per tu shpieguar se si nje yll masiv,duhet të jetë në kolaps për të formuar një vrimë e zezë në qoftë se ylli eshte mbi 40 herë më irënda si Dielli yne,a mund të menaxhohet ky fakt," tha studiuesi Norbert Langer i Universitetit te Bonit në Gjermani dhe Universitetit te Utrecht në Holandë.
''Kur yjet arrijne ne nje masiv gjigand si ky yll dhe kthehen ne supernova,ata nuk lene mbetje,as dhe driten nuk e lejojne te ndricoje,atehere si spiegohet qe ky yll ka nje ndricim kaq te fuqishem...?''
Magnetarsetjanë një lloj ylli neutronik me fushat magnetike kolosale,që kanë nje fushe magnetike, rreth një milion miliard herë më te fortë se ajo e Tokës sone..
|
Dėrguar nga korg ditėn Friday, 20 August @ 05:52:26 EDT (49 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0) |
|
 |
Nje robot per zbulimin e misterit 4500 vjecar |
 |
  Pas ''gjurmeve'' te studiuseve Howard Carterit, Abbot dhe Costello, një robot i specializuar do të depërtojnë më thellë në Piramiden e Madhe te Gizës, si asnjehere me pare. Roboti, pjesë e një eksplorimi të gjatë të quajtur Projekti Djedi, do të shqyrtojë një rruge te paarritshëme për një robot të mëparshme, zhbllokimin e një dhomë që ka qëndruar e mbyllur për 4500 vjet rrjesht. Roboti explorues i ndërtuar nga shkencetaret në Universitetin e Leedsit ne Angli, në bashkëpunim me kompaninë franceze robotike te aviacionet Dessault,dhe kompanis britanike Scoutek, do të përfshijnë një aparat të vogël me fibra optike për te filmuar e veshtruar rreth e rrotull qoshet, me një hetim tejzanor për testimin e cilësisë së shkembit si dhe i përshtatshem per hapësira të vogëla me diameter deri ne 0,7inch(rreth 2cm)r.
Përveç kësaj, roboti do te përdori najlon të veçantë dhe rrota fibër karboni që nuk do të demtoje shkembin e ndjeshem qe eshte ndertuar piramida.
Roboti do të shkojë deri poshtë ne vendin ku eshte vendosur varri i mbretëreshës,qe eshte ne thellesi te medha, i bere enkas kaq thelle per ta perjetsuar shpirtin e saj ne brendesi te tokes, ndryshe nga varri i Mbretit, ku hapsirate çone në pjesën e jashtme të Piramides se Madhe, per te simbolizuar perjetsine e shpirtit te mbretit ne hapsiren e pertejme.
Kjo është hera e tretë që një robot është përpjekur për të gjetur fundin,atje ku gjendet varri i Mbretëreshës. Ekspedita e parë zbuloi se një derë gjigande guri ka bllokuar tunelin, dhe roboti dytë ka zbuluar një tjetër derë pas asaj te pares
Kurse me kete microbot specifik e te superkompjuterizuar studiuesit e Universitetit te Leedsit,mendojne se kane për të shkelur dhe kaluar të gjitha pengesat brenda Piamides se Madhe te Gizes.Besojne se ky robot do ti japi fund misterit 4500 vjecar qe gjendet ne brendesi te kesaj piramide.
|
Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 17 August @ 01:54:50 EDT (47 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0) |
|
 |
Lindi vajza me gjak ngjyre roze |
 |
  Kohë më parë në spitalin e provincës kineze Hubei, një bebe e porsalindur befasoi personelin mjekësor kur zbuloi se gjaku i saj nuk është i kuq por ngjyrë roze. Gazeta “China Daily” njoftoi se deri në ditën e shtatë pas lindjes mjekët konstatuan se vajza ishte e shëndoshë, por simptomat e sëmundjes u paraqitën dy javë më vonë dhe më pas ajo u dërgua menjëherë në spital. Vajza është diagnostifikuar me hiperlipidermi, infeksion në mushkëri, anemi dhe retinotapi.
|
Dėrguar nga korg ditėn Tuesday, 17 August @ 01:34:26 EDT (52 herė lexuar)
(komente? | Vota: 0) |
|
|
|
Untitled Document Motrat Hoxha - Live 
| Mahmut Ferati - A ke zemer 
| Gazmend Rama - Xhentelment 
| Seadi, Ismeti, Bardhi - Live 
| Valdet Luka & Blerimi 
| Sinan Hoxha - Live 
| |
|
| |
|
|
|
|