KORG Shkruan "
Turqia u bë shteti më i fundit që e kritikoi vendimin e qeverisë së Izraelit për ndërtimin e 1.600 shtëpive në territorin e pushtuar në Bregun Perëndimor.
Ministria e Jashtme në Ankara tha se vendimi i Izraelit ngre “dyshime serioze” rreth përkushtimit të shtetit hebraik për paqen.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se “veprimet janë në kundërshtim me bazat legale të pranuara ndërkombëtarisht për zgjidhje” në Lindjen e Mesme.
Kreu i Ligës Arabe, Amr Mussa tha se presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e ka njoftuar se nuk do të hyjë në bisedime indirekte me Izraelin.
Më herët, nënpresidenti amerikan Joe Biden, tha në Ramallah tha se plani për t’i zgjeruar vendbanimet i minon përpjekjet paqësore pasi palestinezët kanë rënë dakord për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA-ve.
Zyra e kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ky i fundit ka shprehur “keqardhje” që shpallja për vendbanimet u bë gjatë vizitës së Bidenit.
"