itsme Shkruan "
Agjencia amerikane për gjithësi, e njohur me shkurtesën NASA, po i zhvillon përgatitjet e fundit për lansimin e anijes kozmike Endevër.
Mendohet se lansimi do të bëhet sot, përkundër mjegullës mbi Qendrën Kenedi në Floridë. Për shkak të motit lansimi i anijes tashmë njëherë është shtyrë.
Anija kozmike së bashku me gjashtë astronautët do të nisen për në gjithësi, ku do të qëndrojnë 13 ditë për t’i instaluar dy pjesët e fundit kryesore të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.
"