ulqini Shkruan "Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Konuzin paralajmëroi Beogradin se, nëse Serbia anëtarësohet në NATO, atëhere kjo nënkupton se ajo duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për portalin ''Economy east'', Konuain tha hapur se marrëdhëniet e Rusisë me vendet e tjera vareshin nga qenia ose jo anëtare të NATO-s.
''Nëse Serbia vazhdon të këmbëngulë për t'u bërë anëtare e NATO-s, atëhere ajo do të dëmtojë marrëdhëniet e ngushta që ka me Moskën'', tha ambasadori rus.
''NATO ka një pozicion të fortë në statusin e Kosovës dhe nëse ju i bashkoheni një organizate që e konsideron Kosovën shtet të pavarur, atëhere edhe ju ndani të njëjtin mendim për të'', theksoi Konuzin.
"