ulqini Shkruan "Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka hedhur poshtë si të papranueshme idetë për një sistem të ri të sigurisë në Evropë.
Për sigurinë evropiane është më mirë forcimi i institucioneve aktuale se sa lidhja e kontratave të reja, shkruan Clinton në një artikull për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung" me rastin e fillimit këtë të premte të konferencës për sigurinë në Munih.
Atje pritet që për herë të parë të marrë pjesë edhe një ministër i jashtëm kinez. Yang Jiechi do të mbajë një fjalim qendror në konferencë.
"