ulqini Shkruan "Shtetet e Bashkuara kanë ofruar siguri se sistemi i ri raketor i mbrojtjes, që do të involvojë edhe vendosjen e raketave interceptore në Rumani, nuk është kundër Rusisë, por kundër kërcënimit potencial nga Irani.
Rusia ende nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për planet e shpallura të enjten. Por, më herët Moska e kishte kundërshtuar planin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki. Washingtoni pastaj ishte tërhequr nga ky plan.
Duke u shprehur për planin aktual, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krovli tha se ky plan, që involvon raketat balistike me rreze të mesme veprimi, nuk është kundër Rusisë, por kundër, siç e përshkroi ai, kërcënimit raketor “në zhvillim” nga Irani.
"