itsme Shkruan "Avokati që përfaqëson familjen e Michael Jackson ka kërkuar nga prokurorët e Los Angelesit që veprën e mjekut të Jackson, Dr. Conrad Murray, ta konsiderojnë si vrasje të shkallës së dytë.
Murray akuzohet se i ka dhënë anestetikun Propofol, Mbretit të muzikës pop, gjë që ka shkaktuar vdekjen e tij.
Pritet që prokurorët ta akuzojnë mjekun për vrasje pa paramendim, mirëpo avokati i familjes së këngëtarit të ndjerë ka kërkuar që akti i Murrayt të konsiderohet si vrasje e shkallës së dytë, duke qenë se ai i ka ditur efektet që do të shkaktojë ky bar te ikona e muzikës pop.
"