ulqini Shkruan "
Irani është i gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë vendit siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara. Presidenti Mahmoud Ahmadinejad tha se Irani nuk do ta kishte problem që t’i japë Perëndimit uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, dhe ta marrë prapë disa muaj më vonë kur ai të pasurohet për 20 %.
Vendimi paraqet ndryshim të madh në qëndrimin e Iranit, pasi muaj me radhë, zyrtarët iranianë e kanë kritikuar planin dhe alternativën e ofruar.
Në Washington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se nëse Irani është i gatshëm ta pranojë planin e Kombeve të Bashkuara, ai duhet t’ia pohojë këtë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
"