ulqini Shkruan "Një letër që presidenti amerikan, Abraham Linkoln i ka shkruar një djali të vogël del në shitje për 60 mijë dollarë në Filadelfia.
Në këtë letër ai konfirmon se ka folur me këtë djalë, i cili ishte talluar nga shokët e tij se pretendonte që e kishte takuar presidentin.Abraham Linkoln përballej me krizën më të madhe në historinë amerikane.Shtetet e jugut ishin shkëputur nga Unioni dhe lufta civile ishte e pashmangshme.
Por pak pas inagurimit të tij në 1861, ai mundi të gjente kohë për t'i shkruar një letër një djali 8-vjeçar që ishte shumë i stresuar.George Patten e kishte takuar Linkolnin si kandidat për president një vit më parë, së bashku me babain e tij gazetar. Por ai përballej me talljet e mosbesimin e shokëve të tij të klasës.Një mësues i shkruajti Shtëpisë së Bardhë dhe pas kësaj erdhi një përgjigje e shkurtër me katër rradhë ku konfirmohej takimi.
Abraham Linkoln vendosi idealin për presidencën, të cilin e aspironin edhe pasardhësit e tij.Letra e shkurtër ushqen legjendën e këtij burri dhe xhentilesën e vrazhdë, për të cilën ai ishte i njohur.
"