
Ne qytetin bregdetar te Ulqinit ne Mal te Zi, eshte hapur te merkuren ne mbremje edicioni i 10-te i panairit te librit shqip qe do te qendroje i hapur deri ne 4 gusht 2010.
Panairi, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, ne kujdesin e veçante te komunes se Ulqinit dhe kryetarit te saj Gezim Hajdinaga, u hap nga tre ministrat e Kultures te Malit te Zi, Kosoves dhe Shqiperise.
Te pakten 20 mije tituj librash, nga te cilat mbi 500 tituj te rinj, jane ekspozuar ne stendat e ketij panairi, qe vleresohet si nje ure e rendesishme qe lidh popujt e rajonit, ashtu sikunder dhe boten mbareshqiptare.