
Nje grua nga Utah, ne Shtetet e Bashkuara ka ngelur shtatezane me 2 femije, por ata nuk jane binjake.
Ngjarja e cuditshme e Angie Cromar ka bere buje ne bote pasi gruaja ngeli shtatezane me dy femije me nje distance prej 1 jave nga njeri tjetri. 34 vjecarja ka lindur me nje keqformim te rralle te duajtur didelfo.
Personat qe vuajne nga ky keqformim kane dy uterusa. Me pare Angie nuk kishte patur probleme me lindjen e dy femijeve te saj. Por kesaj rradhe, ne fillim ngeli shtatezane me femijen e pare, dhe 1 jave me pas, fekondoi edhe uterusin e dyte, duke ngelur shtatezane per here te dyte.
Ai qe e vuri re i pari ishte doktori, i cili dalloi qe fetuset kishin dy stade te ndryshme zhvillimi dhe njeri ishte pak me i zhvilluar se tjetri.
"Jam shtatezane 5 jave dhe nje dite tek njeri uterus, dhe 6 jave dhe nje dite tek tjetri." - deklaron mamaja e ardhshme perpara gazetareve lokale.
Mundesite qe nje shtatezani e tille te ndodhe jane nje ne nje milion.
"Nuk besoj te kete me shume se 100 raste ne te gjithe boten." - konfirmon Dr. Terry, gjinekolog i gruas.
"Ishte nje surprize e madhe edhe per mua kur zbulova kete shtatezani dopio, Angie ben pjese ne nje Elite te ngushte."
Angie Cromar eshte infermiere ne repartin e maternitetit , prandaj e di shume mire se sa dhe se cilet mund te jene rreziqet e nje lindje te parakohshme per femijen e fekonduar me vone.
"Jam pak e shqetesuar. Nuk e di me saktesi se cfare mund te ndodhe, por megjithate jam shume entuziaste pasi do te sjell ne jete dy femije." - tha Angie.