
Proteinat e vezes ne mengjes, ulin ndjenjen e urise. Keshtu pohon nje hulumtim i kryer nga universiteti i Konektikatit, departamenti i Shkencave te te Ushqyerit, i udhehequr nga profesoresha Maria Luz Fernandez dhe botuar ne "Nutrition Research".
Ekipi i profesoreshe Fernandez ka punuar me 21 vullnetare meshkuj, te ndare ne 2 grupe. Grupi i pare merrte nje mengjes te pasur me proteina: 3 veze te ferguara dhe nje fete e gjysme buke te bardhe.
Grupi i dyte: nje simite, gjysme luge gjelle krem djathi dhe rreth 170 gram kos pa yndyre. Perkunder varianteve te ndryshme te ushqimeve, ne dieten e dy grupeve llogaritej nje numer i njejte i kalorive. Gjithashtu, pas mengjesit te dy grupet shkonin ne nje bufe ku hanin te lire.
Pas testit, duke vleresuar rezultatet e dites se pare, studiuesit kane vene re se grupi i pare qe hante veze ne mengjes kishte konsumuar 112 kalori me pak ne dreke se grupi i dyte. Ne diten e dyte, hendeku ishte rritur: grupi i pare ne fakt kishte marre 400 kalori me pak se grupi i dyte.
Duke analizuar organizmin e vullnetareve, hulumtuesit kane gjetur perqendrime te larta te hormonit te oreksit ne pacientet e grupit te dyte, kjo shpjegon dhe rritjen e deshiren e tyre per ushqim. Fernandez thote:
"Ne kemi shqyrtuar dy mengjese tipike amerikane dhe me pas ngrenien e ushqimit sipas oreksit. Kjo tregon se nje mengjes i pasur me proteina ndihmon ne permbajtjen e urise. Per me teper, studimi i kryer nuk eshte i pari qe arrin ne keto perfundime.
Ekziston nje numer ne rritje i studimeve qe mbeshtesin rendesine e proteinave te kualitetit te larte ne diete per shendetin ne pergjithesi, dhe ne vecanti rendesine e proteinave ne mengjes".