Regjistrohu kėtu!
:: Fillimi  ::  Lajmet  ::  Akounti Juaj  ::  Muzika  ::  Downloads ::
Koha

 
Pritja
Mirėsevini Anonymous


EmriPėrdorues

Fjalėkalimi

Kodi i Sigurisė: Kodi i Sigurisė
Shkruaj kodin e Sigurisė

 

Anėtarėsia

 · I ri(e) Sot

0

 · I ri(e) Dje

0

 · Gjithsej

102


Anėtarėt e Rinj
kalaja - danny - melaqja - zemra - zhaklina - Ari - fatmir100 -

Persona Online

Vizitor(ė) ( 13 )

Anėtar(ė) ( 0 )
Gjithsej Online ( 13 )

Rekordi i Vizitave

 · Gjithsej

13

 · Anėtar(ė)

0

 · Vizitor(ė)

13


Vizitat
 · Sot

237

 · Dje

2502

 · Gjithsej

512864


Downloads
 ·Dosjet

249

 ·Kategorite

22

 ·Shkarkimet

876

 ·Te Dhenat

5.21 Kb


   Ulqiniweb Info
 ·Stafi Aktiv

3

 ·Tema

8

 ·Tregime

1769


Koha Serverit
 · Koha

02:34:20

 · Data

05/09/10

 
Menu
· Treguesi
· Advertising
· Akounti Juaj
· Arkivi i Artikujve
· Chat
· Content
· Downloads
· Kërko
· Mesazhet Private
· Muzika
· Paraqit Lajmin
· Reagimi
· Rekomando
· Sondazh
· Statistika
· Tema të Ndryshme
· Toplista e Lajmeve
· Videos
· Web Linqe
· YouTube Downloader
 
Artikujt e Rastit

SPORT
[ SPORT ]

·Spanja shkaterron 6-0 Polonine
·Shqiperia mund Malin e Zi 1-0
·Luajten 35 ore futboll per te thyer rekordin
·Arsenali mban gjalle shpresat per gjysmefinale
·Zidane: Messi i meriton cmimet
·NBA: Magic fitojne ndaj Celtics
·Obama, komentator sportiv ne ndeshjen e basketbollit
·Kahn porosit Bayernin te transferoje Buffon
·Terri ne ndeshjen me Real Madridin, 25 te shoqeruar ne polici
 
Neni Vjetër
Tuesday, 31 August
· Makina e 2011-es, qe leviz me energji njerzore
· Universi drejt zgjerimit dhe vdekjes perfundimtare
· Nje krater misterioz ne Mars
· Pese vajza perdhunojne nje grua
· Voziti bicikleten ne tel ne 80 metra lartesi mbi toke
· Pula beri veze ne forme penisi
Monday, 30 August
· Masaker ne Sllovaki, nje person vret 6 vete
· Malesi e Madhe, vrasja e policit 60 te shoqeruar
· Greqi, sulmohet autobusi i kompanise shqiptare
· 15 mije euro per nje kukull me pamjen e ish-te dashures
· Google ofron sherbim per thirrje ne celulare permes Gmail
· 10 fatkeqesit e 11 shtatorit, nga kullat binjake tek skandali Enron
· Vullkani rizgjohet pas 400 vjetesh
· Heliumi ne Toke po mbaron
· Te humbesh peshe i ben mire seksit
Friday, 27 August
· Arrestohet 44 vjecari vrau ish-vjehrrin
· SHBA, merr flake avioni, 15 pasagjere te plagosur
· Greqi, perplasja e avioneve ushtarake gjendet i vdekur 1 pilot
· Nene Tereza dhurata me e cmuar per njerezimin
· Japoni, politikanet do votojne me celular
· Hapet restoranti qe konsumon mish njeriu!
· Shpiken WC-ne qe zbulon semundjet
· Shkencetaret shpiken ujin pluhur
Thursday, 26 August
· Nenat me depresion lindin femije te vegjel
· AMS, nis projekti gjigand per zbulimin e universit
· Bakteri nafte ngrenes!
· Zemerimi prek shendetin e zemres
· Nje gote vere ne dite, mban larg mjekun
· Kerkon 38.000.000.000.000.000 dollare demshperblim
· Kinezi nuk i ka prere thonjte per 13 vjet
· 54 Vjecares i hiqet 23 kg tumor
· Zbulohet sistemi me i ngjashem me diellin tone
Wednesday, 25 August
· Vdesin tete femije ne nje aksident ne Afriken e Jugut
· FBI: Si hetuam zyrtarin shqiptar per vrasje e trafik
· Zbuloi plumbin ne koke pas pese vitesh
· Zbuloi prapanicen ne gjykate, perfundoi ne burg
· Njezet e tre gjerat e vetme qe femrat deshirojne te degjojne nga meshkujt
· Nje antilope misterioze me mjeker
· Nje llambe me rreze diellore per boten ne zhvillim
· Jashtetokesoret shfrytezojne robote inteligjente

Artikuj tė vjetėr
 
A mund ta shkaktoje Izraeli nje Lufte te Trete Boterore?
Kohë më parë kur Beniamin “Bibi” Netanjahu u zgjodh për herë të parë kryeministër, në vitin 1996, një politolog jordanez u shpreh me nota jo pak ironike se mënyra e vetme për ta përshkruar atë ishte ajo e një personazhi të pacipë që i përkiste filmave të vjetër “Western”: “Ai është një mashtrues, i pabesë, një bir k...e rrenacak”!Duke shmangur kuptueshëm ngjyresa të tilla stilistike, sigurisht që administrata Obama duhet të ketë rënë edhe ajo në një mendje me të tilla konstatime. 

Një figurë e nderuar si Aluf Benn, korrespondent diplomatik i gazetës“Haaretz”, shkruante se kur zv. presidenti amerikan Joe Biden kreu vizitën e tij të fundit në Izrael,...“ ai kishte vënë këmbë në Izrael jo vetëm për të shprehur miqësinë e palëkundur, por edhe për të dhënë garanci për mbështetje e mbrojtje ndaj Iranit-gogolit të izraelitëve- në këmbim të disa lëshimeve prej Netanjahut. 

Por, në vend që t’i vinte vetulla Netanjahut, Biden nxorri sytë e tij.Lajmi se qeveria izraelite kishte miratuar zbatimin e planit për të ndërtuar 1600 ndërtesa të reja përgjatë Jeruzalemit lindor arab, ishte një shuplakë në fytyrë ndaj përpjekjeve të Biden-it për të çuar përpara procesin e paqes. 

Palestinezët, që nga ana e tyre duan Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të tyre, akuzuan Izraelin se po përdor politikat e “faktit të kryer” (apo të “faktit në terren”) të cilat do të koklavisnin së tepërmi bisedimet e radhës. 

Në të vërtetë, ky është qëllimi i njëmendtë i shumë izraelitëve që përkrahin planin e ndërtimeve të reja.Sidoqoftë, mënyra se si Benn Aluf e shtjellon problemin në fjalë, e bën situatën edhe më të vështirë se ç’duket: ngërthimi i politikave tulla-ngritëse me ato të shantazhit me të cilat qeveria e izraelite mbështjell kërcënimet e kryerjes a moskryerjes së sulmeve ndaj Iranit, varet në masën që ajo ndjen trysni ndaj çështjes palestineze.

Hartuesit e planeve amerikane kishin një hije të zbehtë dyshimi se një sulm ajror izraelit ndaj qendrave atomike iraniane do të shtynte Iranin të hakmerrej ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve te tjera të prodhimit në masë të naftës - që janë njëkohësisht aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpjekjet e amerikanëve për të vendosur stabilitetin në Afganistan e Irak - të dyja këto vende kufitare me Iranin - do të hidheshin në erë. 

Në këtë mënyrë, administratës amerikane nuk do t’i mbetej më asnjë arsye bindëse- pas përpjekjeve të pareshtura për vite me radhë që të ofronte siguri e mbështetje të pamatë për Izraelin - për të argumentuar në sytë e botës muslimane se ajo nuk kishte gisht në këtë mesele. 

Një nga parimet bazë të realpolitikës – ndërkohë që Obama dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton janë partizanë të saj – është se “asnjëherë nuk duhet lejuar një aleat i dobët të marrë vendime në emrin tënd”. 

Në veprën e tij klasike “Politika ndërmjet kombeve”, politologu Hans J. Morgenthau shkruan se fuqitë e mëdha “humbasin lirinë për të vepruar kur njësojnë interesat e tyre kombëtare me ato të aleatëve të vegjël”.

Megjithë zhurmën e madhe që ngre në kupë të qiellit, në fund të fundit Izraeli nuk është çka tjetër veçse një vend i vogëlth e me popullatë më të vogël se ajo e New York-ut. “Duke hedhur festen mbi sy për shkak të mbështetjes që gëzon nga miku i fuqishëm, aleatit të dobët mund t’i mbushet rradakja se ka të drejtë të synojë e të përdorë mjetet politike që i shkojnë për shtat”, bën me dije Morgenthau. 

“Kombet e fuqishme detyrohen kësisoj të mos i shkojnë pas interesave të tyre, e për më tepër, bëhet e pamundur të biesh në ujdi për çështje që nuk janë jetike për kombin tënd, por janë të tilla vetëm për aleatin”. 

Netanjahu kërkon ethshëm të bëhet e ditur se përparësitë e tij janë edhe përparësi amerikane në mjaft çështje. Kështu, ai dhe mbështetësit e tij arsyetojnë se nëse do të jenë të shtrënguar të bëjnë lëshime që do të shpinin drejt një shteti fqinj vërtetë të pavarur (Palestina), Izraeli mund të ndihej aq i pasigurt, sa do t’i duhej të sulmonte Iranin – pa marrë parasysh edhe përfshirjen në këtë pështjellim edhe të amerikanëve, me burra e me gra.

“Në të dyja krahët flitet për jetë a vdekje”, shkruante pak ditë më parë Aluf Benn në “Haaretz”. “Mbështetësi kryesor i Netanjahut, Obama, po e “dënon me vdekje” Izraelin përmes programit bërthamor iranian dhe “kufijve të Aushvicit”, prej nga predhat e lëshuara nga palestinezët mund të mbërrijnë në Tel Aviv apo në aeroportin “Ben Gurion”. 

Nga ana e tyre, amerikanët kanë paralajmëruar se dëshira e izraelitëve për ndërtime të reja vë në rrezik serioz të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Afganistan e Irak”.Në këto çaste, paralajmërimi amerikan është pak më i spikatur se kaq, ashtu siç edhe nuk vjen prej zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, por nga vetë ushtarakët e lartë. 

Siç raportohet nga Mark Perry në “Foreign Policy”, në janarin e këtij viti, është dhënë një informacion i përgatitur nga këshilltarët e lartë ushtarakë amerikanë dhe Komanda Qendrore Amerikane nën komandën e gjeneralit David Petraus, ku bëhet me dije se “mes udhëheqësve të lartë qeveritarë arabë po rritet në mënyrë drastike bindja se amerikanët nuk i bëjnë dot zap izraelitët”,... që udhëheqësit e lartë të shumë vendeve arabe të “Zonës së Përgjegjësisë së Komandës Qendrore Amerikane” (CentCom's Area of Responsibility), “po humbasin dita-ditës shpresën se amerikanët do të mbajnë premtimet e dhëna” ...dhe që ”qëndrimi prej kokëmushke i izraelitëve në çështjen izraelito-palestineze” do të vërë në rrezik interesat amerikane në rajon. 

Kjo mënyrë sjellje e Netanjahut nuk është se ka befasuar ndokënd. Ai e ka shprehur mjaft qartë ashtin e mendimit të tij qysh në vitin 1993, në librin: “Një vend mes kombesh: Izraeli dhe Bota”, ku mes të tjerash thotë se do të ishte shprehje naiviteti të besoje se “arabët e urrejnë luftën po aq sa edhe ata vetë”. 

Ai i ironizon ata izraelitë që besonin te paqja “si një kështjellë e hareshme mbi re, si një tokë e ëndërruar (“e premtuar”) ku izraelitët do të zgjidhnin armëpushimin, duke hequr dorë nga përpjekjet e forta dhe sakrificat sublime”. 

Në këndvështrimin e Bibit lufta vazhdon pareshtur. “Troç, beteja pa fund jo domosdoshmërisht nënkupton luftën e përjetshme, por mbart kuptimin që të vijojë beteja kombëtare e të shihet mundësia e gjetjes së armëpushimit kur dalin në pah kontradiktat me faktorin ndërkombëtar... Askush nuk mund t’i japë fund betejës për të mbijetuar, edhe nëse i ka mbetur një grimë shpirt në trup”. 

Kështu, nisur nga këndvështrimi i Netanjahut, Izraeli duhet të jetë gjithnjë e më agresiv në të gjitha përballjet, duke i bërë sytë katër nga toka, deti e ajri - e mbi të gjitha - të mos lëshojë aspak pe. Nëse do të perifrazoj Erich Segal-in, të jesh ‘Bibi’ do të thotë: “kurrë mos kërko falje”. 

Ta themi shkurt e shkoqur, është mjaft e vështirë të jesh mik me Netanjahun, gjë të cilën me mirë se kushdo e dinë jordanezët, që u përpoqën të krijojnë paqe të qëndrueshme me Izraelin në përmbyllje të periudhës kryeministrore të Netanjahut, në vitin 1990.” “Sot, gjithçka është një déjà vu”- thotë Randa Habib, autore i librit që pritet së shpejti të dalë në publik: ”Hyseini dhe Abdullahu: Brenda Familjes Mbretërore Jordaneze”.Jordania pati nënshkruar një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, dhe vetëm një vit më pas, arkitekti i saj ish-kryeministri Jitzhak Rabin, e gjeti veten të plandosur përtokë nga plumbat e një terroristi izraelit, në vitin 1995. 

Kur Netanjahu u shpall fitues i zgjedhjeve të mëpasme, mbreti Hussein pati shpresa se mund të bashkëpunonte me Bibin. Mbreti jordanez u përpoq të krijonte urat e besimit të ndërsjelltë, duke e ftuar për vizitë në Aman kryeministrin izraelit, në gusht të vitit 1996. 

Kjo, vetëm e vetëm që pak ditë më pas Izraeli të niste gërmimin për një kanal të nëndheshëm nën vendet e shenjta të muslimanëve në Jeruzalem. Në shkurt të vitit 1997, Mbreti Hussein e ftoi Netanjahun përsëri në Aman, me shpresë që të përmirësonte klimën, por të nesërmen e kësaj dite izraelitët shpallën miratimin e një plani të ndërtimit të një lagjeje të tërë, Har Homa-s, në Jeruzalemin Lindor. 

Në të dyja rastet, nuk ishte planifikuar vetëm vënia në siklet e mbretit jordanez, por bashkëfajësia dhe dobësimi i pozicionit të tij.Më pas, në një letër të dërguar kryeministrit izraelit, mbreti jordanez u shpreh fare hapur: “Ju po minoni procesin e paqes. 

Nuk kam më besim tek ju”. Ndërsa Netanjahu ia kthente se “kishte mbetur i habitur nga ky sulm personal”.Disa muaj më pas, agjentët izraelitë u përpoqën të vrisnin udhëheqësin e Hamasit Khaled Meshal që ndodhej në Aman, nëpërmjet spërkatjes në vesh të një helmi ekzotik. 

Ndryshe nga rasti tjetër - ‘vrasësit’ e një zyrtari tjetër të Hamasit në janar të këtij viti në Dubai – këta të rastit të Jordanisë u kapën. Mbreti jordanez i kërkoi Netanjahut kundërhelmin dhe lirimin e një tjetër udhëheqësi të Hamasit, në këmbim të lirimit të agjentëve të Mosadit të zënë mat në këtë ngjarje. 

Qeveria kanadeze protestoi ndaj përdorimit të pasaportave kanadeze nga agjentët e Mosadit, si një shenjë kjo paralajmëruese ndaj “çështjes së Dubait”. Por sot e kësaj dite, asgjë e re nuk ka ndodhur. “Izraeli ia doli paq edhe kësaj radhe, Ata gjithmonë dalin pa u lagur nga situata të tilla”-thotë Randa Habib. 

Për veten time, unë nuk jam aq i sigurt. Një duzinë vitesh të shkuara publiku amerikan nuk e vinte ujin në zjarr se ç’ndodhte në Lindjen e Mesme. Kongresmenët amerikanë shpallnin bujshëm mbështetjen pa rezerva për Izraelin, ndërsa zgjedhësve të tyre pak gjëra u ngjallnin interes ndaj kësaj çështjeje. 

Tani, me një Amerikë të përfshirë në dy luftëra në botën muslimane, nuk është më e njëjta gjë. Një mijë e më shumë komentet e “kollonës” së Aluf Benn-it të “Newsweek”-ut e nxjerrin qartazi në pah. Por vendimi përfundimtar mund t’i takojë të merret prej gjeneralëve amerikanë. 

A janë ata vallë të gatshëm të përqasen me këndvështrimin e Netanjahut për një luftë pa fund, çka do të sillte luftëra të pafundme për vetë trupat ushtarake amerikane? Përgjigjia, thuajse e sigurt, është JO.
Dėrguar tė Thursday, 03 June @ 06:15:41 EDT nga korg
 
Bookmark and Share


Madhesia e Germave

100%
125%
150%


Links Tė Ngjashėm
· Tjetėr POLITIKË
· Lajme nga korg


Artikulli mė i lexuar nė lidhje me POLITIKË:
Dogana qe doganon shqiptaret!

 
Voto Artkullin
Mesatarja: 0
Vota: 0

Ju lutem, ndalo njė sekondė dhe voto pėr kėtė artikull:

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
Normal
Nuk bėn njė lek

 
Opcione

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme

 
"A mund ta shkaktoje Izraeli nje Lufte te Trete Boterore?" | Login/Krijo Account | 0 komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Ne nuk jemi pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Komentet Ndalohen pėr Anonimėt, regjistrohu


2004-2010 Ulqiniweb.com™ | Kopjimi është i lejuar nëse theksohet |