Riki Martin është homoseksual. Pas thashetheve të shumta të këtyre viteve, këngëtari portorikan 39 vjecar e pohon vetë.
Në faqene tij online www.rickymartinmusic.com, shkruan se është „krenar të jetë homoseksual“. “Ishte një proces- shkruan këngëtari- shumë intesiv, i dhimbshëm, gjithë ankth, por ndihem i liruar”.
Sot pranoj homoseksualitetin tim si një dhuratë që më ka dhënë jeta. Ndihem i bekuar të jem ai që jam”.
Në 2008 Ricky Martin u bë babai i dy fëmijëve binjakë, të lindur nga një grua të cilës i kishte marrë me “qera”, mitrën e saj.