Presidenti amerikan, Barack Obama, i tha ambasadorit të ri kinez në Washington, se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë “të zhvillojnë më tutje” marrëdhënie pozitive me Kinën.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama, po ashtu, “ka shprehur nevojën për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën të punojnë ndërmjet veti dhe së bashku me bashkësinë ndërkombëtare.
Në çështjet kritike globale, përfshirë edhe moszgjerimin dhe duke zhvilluar rritje të balancuar dhe të qëndrueshme globale”.